Fier, vritet biznesmeni me 14
plumba, plagosen 2 kalimtarë

Fier, vritet biznesmeni me 14 <br />plumba, plagosen 2 kalimtarë

Një vrasje e stilit mafiozë, breshëri automatiku nga një makinë në ecje, ka tronditur qytetin e Fierit. Viktima, Spartak Spaho, pronar i një lokali në qafën e Koshovicës, i një hoteli dhe ndertues,  është qëlluar pak minuta më parë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” ndërsa nga të shtënat janë plagosur edhe dy kalimtarë. Dy kalimtarët e plagosur janë Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.

Mësohet se 40 vjeçari është qëlluar me automatik me 14 plumba nga një makinë në ecje e sipër. Sipas policisë, dëshmitarët kanë deklaruar se në makinën nga ku u qëllua Spaho, kishte dy persona.

Sipas të dhënave paraprake, Spaho  kishte nisur ndërtimin e një pallati pranë zonës ku është vrarë. Gjithashtu flitet se në bazë të ekzekutimit është një konflikt për çështje pronësie trualli.

Policia është në vendngjarje. Ende mister motivet dhe autorët e këtij ekzekutimi.

PERKEQESOHET GJENDJA E YZEIRAJT
Vetëm pak minuta më parë është mësuar se një prej të plagosurve, 40 vjecari Dritan Yzeiraj, është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

KOMUNIKATA E POLICISE SE FIERIT
Rreth orës 17.40, te pasdites së sotme,në lagjen “11 Janari” të qytetit të Fierit dhe konkretisht përballë ish “Hotel Vjosa”, ka mbetur i vrare me armë zjarri shtetasi Spartak Spaho,40 vjec,banues në Fier.

Me marrjen e njoftimit, strukturat e Hetimit te Krimit te Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, shërbime të tjera të Policisë si dhe grupi hetimor,shkuan menjëherë pranë vendit te ngjarjes, për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale.

Nga hetimet e deritanishme, pranë vendit të ngjarjes, si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur lehtë dy kalimtare të rastit, të cilët pasi morën ndihmën e parë mjekësore, aktualisht gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Të gjitha shërbimet e Drejtorisë Policisë së Qarkut Fier, janë të angazhuara maksimalisht dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autoreve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!