-
Fier, vritet biznesmeni me 14
Një vrasje e stilit mafiozë, breshëri automatiku nga një makinë në ecje, ka tronditur qytetin e Fierit. Viktima, Spartak Spaho, është qëlluar pak minuta më parë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se 40 vjeçari është qëlluar me automatik me 14 plumba nga një makinë në ecje e sipër. Plagosen dy kalimtarë të rastit. Spaho njihet në Fier si pronar i një restoranti, hoteli dhe prej një viti kishte nisur ndërtimin e një pallati në qendër të qytetit, pak metra larg vendit ku dhe u vra. Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej të plagosurve.(Foto: Vrasja sonte në qendër të Fierit)
plumba, plagosen 2 kalimtarë
1 Dhjetor 2011, 20:56