Fier/ Workshop mjedisor për një natyrë të qëndrueshme

 /ATSH/. - Ndikimi mjedisor i zhvillimit të burimeve natyrore dhe politikat e BE-së për zhvillim të qëndrueshëm kanë qenë tema e workshopit të zhvilluar në Fier nga Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Slovak Foreingn Policy Association duke u mbështetur edhe nga MInistria e Mjedisit.
Sipas Gledis Gjipalit që është edhe drejtori ekzekutiv i kësaj Lëvizje, Fieri u zgjodh për këtë aktivitet pasi ka pobleme të shumta me ambientin dhe me mjedisin. Vazhdimësia e problemeve me të nga njëra anë dhe ndërgjegjësimi që nuk është në nivelin e duhur janë dy hallkat që u zhvillua ky aktivitet në qytetin e Fierit. Reagime ka vetëm kur ka aksidente, duke u bërë pjesë e kronikave televizive apo lajme në faqe të parë të gazetave, vetëm atëherë ka reagime", ka pohuar Gjipali.
Projekti parashikon që edhe në Shqipëri të aplikohet ai model që është aplikuar me sukses në vende të rajonit si në Serbi, Bosnje Hecergovinë, Mali i Zi, Ukrainë, Moldavi. Synohet që të ketë një aksion qyteta dhe të shoqërisë civile ndaj fenomeneve që dëmtojnë mjedisin, pasi vetëm në këtë mënyrë situata përmirësohet

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë