Fier, Xhamia s’ka lekë të paguajë
imamët, jep 21 dyqane me qera

Fier, Xhamia s’ka lekë të paguajë<br />imamët, jep 21 dyqane me qera
FIER - Xhamia e Fierit ka gjetur një mënyrë të re për të përballuar krizën ekonomike që ka përfshirë tashmë edhe vendin tonë. Në territorin e xhamisë janë ndërtuar 21 dyqane dhe janë dhënë me qera, pasi punonjësit e këtij institucioni po kalojnë një periudhë të vështirë financiare. 

Këshilli i myftinisë së xhamisë së Fierit ka aprovuar ndërtimin e dyqaneve në territorin e xhamisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimi mes komunitetit mysliman dhe bashkisë së Fierit.

“Ndërtimi i rreth 600 metra katrorë dyqane me pjesë të çmontueshme është bërë për nevoja financiare që ky komunitet, kjo xhami, kjo myftini dhe në shkallë kombëtare është në gjendje krize të paparë deri më sot. Faktikisht, ata që predikojnë, islamët, janë dhe ata sot pa rroga, janë edhe ata pa të ardhura”, u shpreh Hetem Bita, anëtar i Komunitetit Mysliman.

“Kjo kërkesë ka shkuar në Komitetin Mysliman. Atje është apovuar kërkesa jonë që të ndërtohen dyqane në territorin e xhamisë. Qëllimi kryesor është problemi ekonomik, për të shlyer faturat e energjisë , për t’u dhënë pagë imamëve”, tha myftiu i xhamisë, Karafil Mane.

Ndërtimi i dyqaneve do të jetë i përkohshëm, ndërsa projekti ka nisur që në muajin maj të këtij viti.
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë