Fier, Zeqaj: Po shpresojmë
shumë për 3 projekte të mëdha
Bashkia e Fierit është duke shpresuar shumë në shtimin e investimeve të buxhetit dhe të donatorëve të huaj në qytet, veçanërisht për të zgjidhur tri probleme të rëndësishme, që janë: lumi Gjanica, spitali rajonal dhe pallati i sportit.
FIER – Bashkia e Fierit është duke shpresuar shumë në shtimin e investimeve të buxhetit dhe të donatorëve të huaj në qytet, veçanërisht për të zgjidhur tri probleme të rëndësishme, që janë: lumi Gjanica, spitali rajonal dhe pallati i sportit.
Situata në qytetin e Fierit pas zgjedhjeve është përshkruar nga Kryetari i bashkisë së këtij qytetit, Baftjar Zeqaj në televizionin “A1Report!”. Në prononcimin e tij, Zeqaj e ka vënë theksin tek disa investime, që janë lënë pas dore si rezultat i mosinteresimit nga qeveria aktuale. Ai tha: “Me fitoren e së majtës, qyteti i Fierit do të kapë intensitetin e investimve që ka patur para disa vitesh. Ne duam që Fierit t’i rikthehen ato investime të munguara deri më sot, ç’ka do të thotë se presim një buxhet, presim grante konkuruese, presim projekte konkuruese, pra, me te drejtë ato që na takojnë.”
“Në këtë kuptim,” - shprehet ai,- “ ritmet e investimeve në bashkinë e Fierit do të ndryshojnë, po e theksoj, pa favorizime dhe veç kësaj, unë shpresoj dhe besoj se do t’i rikthehemi projekteve strategjike të qytetit të Fierit që janë Gjanica , spitali rajonal, pallati i sportit .
Kam bindjen që do të vazhdojë puna për blloqet e pallateve , e cila është një punë pothuajse e lënë përgjysëm, pasi bashkia ishte përqëndruar në disa disa investime të tjera të domosdoshme. Jam i sigurtë që klima do të përmirësohet shumë edhe nga investitorët e huaj dhe nga donatorët e huaj, sepse bashkitë e majta kanë qënë të braktisura nga investitorët e huaj.
Të futesh në njësitë vendore, të nënshkruash një akt marrëveshjeje, domosdoshmërisht do kalosh nga qeveria shqiptare . Qeverisë shqiptare,” - ka vijuar me tej kryebashkiaku i Fierit, - “i ka munguar vullneti dhe dëshira që njësitë vendore të majta të përfitojnë nga donatorët e huaj , nga bankat e huaja dhe nga investitorët e huaj.
Krahas buxhetit që meriton, bashkisë së Fierit, si treti kontribues në buxhetin e shtetit do t’i shtohen edhe investitorët e huaj dhe donatorët e huaj. Une besoj që fundviti dhe viti tjetër do të risjellin një klimë shumë të mirë në fushën e investimeve,”- përfundoi Zeqaj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4611
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45