Fier/ Zjarr i madh në kodrat me ullishte në Levan, helikopteri shkon për të shuar flakët

FIER- Një zjarr i madh ka rënë në Levan në një zonë me kodra ku janë mbjellë ullinj. Report Tv ka mësuar se zjarri ka rënë në një terren të vështirë që është favorizuar nga era e fortë, ku rreth 5 hektarë ullinj janë përfshirë nga flakët. Nga zjarri nuk janë të rrezikuara banesat.

Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për fikjen e flakëve. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një helikopter.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm një tjetër ullishte u përfshi nga flakët në Lushnje. Situata problematike me zjarret ka qenë edhe në Bashkinë e Finiqit, ku janë djegur disa kullota.

Këto zjarre vijnë pas  disa vatrave aktive zjarri që u ndezën dje në qarkun e Lezhës. Forcat zjarrfikëse të Lezhës dhe drejtori Martin Gjini apeluan për ndihmë pasi sipas tyre, kapacitetet e këtij shërbimi në Lezhë janë tejet të dobëta. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë