FIER- Një zjarr i fuqishëm ka perfshire një kodër me ullinj në fshatin Petovë të Fierit.

Jane djegur rreth 500 rrënjë ullinjsh dhe banorët thonë se zjarri është i qëllimshëm,  nuk ka rënë vetë.

 "Zjarri është i qëllimshëm, dua dëmshpërblim nga shteti, kam 7 vite që lë djersë për fëmijët e mi", është shprehur njëra nga banoret.

Ullinjtë janë pronë e familjeve, të cilët janë kujdesur prej vitesh për t'i rritur.

Sa kanë filluar të rriten kokrrat,  janë rrënjë që na i kanë lënë prindërit, asaj babai e mua vëllai", shprehet banorja tjetër.

Rritja e ullinjve është  një ndër aktivitetet me të cilat merren dhe sigurojnë jetesën banorët e zonës.

Ndërkohë edhe në qytetin e Elbasanit është riaktivizuar një vatër zjarri. Gjatë paraditesë së sotme flakët e këtij zjari u neutralizuan por më pas zjarri është riaktivizuar. Për të shuar flakët janë njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe policia.