Fier/ Zjarr masiv në kodrat me ullinj në fshatin Jarua, 3 zjarrfikëse në vendngjarje! Zbulohet municion luftarak

Një zjarr masiv ka pushtuar kodrat me ullinj në fshatin Jarua të Fierit, ku raportohet për shpërthime të vazhdueshme të fishekëve, pasi zona në fjale para viteve ‘90 ka qenë repart ushtarak.

Të favorizuar nga era, flakët po përhapen me shpejtësi duke u shtrirë në një sipërfaqe të gjerë pranë banesave  pranë.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë ndërhyrë fillimisht për shuarjen e flakëve, ndërsa tre zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Po ashtu, rrugës për në vatrën e zjarrit janë duke shkuar edhe zjarrfikëset e Albpetrolit, Patosit e Rroskovecit.

Banorët pohojnë se është hera e parë që një zjarr i përmasave të tilla ndodh në fshatin e tyre.

Problematika e zjarrit në këtë zonë është thelluar edhe për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të fishekëve, të cilat gjenden të groposura në zonën, e cila para viteve ‘90 ka qenë repart ushtarak.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Zjarri në Fier, banorët të alarmuar nga përhapja e flakëve! Shefi i zjarrfikësve: Nuk ka më rrezik për banesat, situata nën kontroll

1692798660_fier.jpg

Pas ndërhyrjes së dy grupeve të forcave zjarrfikëse, situata me zjarret në fshatin e Jaruas në Fier  duket se është nën kontroll, pasi flakët janë larguar nga zonat e banuara.

Momentalisht zjarri po përhapet në kodrat me ullinj dhe shkurre në fshatin Jarua, ku sipas shefit të zjarrfikësve po vijon puna për izolimin e flakëve.

“Nëse zjarri ka qenë ose jo i qëllimshëm, nuk mund të flasim ende për këtë situatë sepse do të jenë organet kompetente që do të hetojnë ngjarjen. Ne jemi njoftuar rreth orës 13:00 nga një banor që kishte parë zjarrin në zonën e ullishteve, e vlerësuam menjëherë situatën dhe njoftuam zjarrfikëset të cilat kanë ardhur menjëherë në vendngjarje. Duke parë situatën, jemi përqendruar në sigurimin e banesave, megjithëse nuk janë më në rrezik”, tha Zija Hyka, shefi i zjarrfikësve.

Ndërsa banorët, e alarmuar nga situata e pazakontë thonë se është hera e parë që në fshatin e tyre zjarri arrin kaq pranë shtëpive.

“Deri më tani nuk kemi parë që zjarri të përhapet kaq afër banesave, ka pasur në kodër por jo në zonën e banuar. Flakët po përhapen në një sipërfaqe shumë të gjerë. Ndihemi të alarmuar dhe tani kur erdha dhe pash zjarrin kishte dhe krisma të fishekëve. Na frikëson zjarri”, tha një banor i fshatit.

“Situatë shumë e frikshme dhe është më se normale sepse zjarri nuk ka ardhur kurrë kaq pranë shtëpive. Nuk e dimë ende shkakun e zjarrit, mund të jetë nga pakujdesia, nga ndonjë cigare, por nuk kemi parë gjë. Nëse është e qëllimshme, ai person duhet ndëshkuar rëndë sepse në këtë vapë nuk mund të lëshosh as edhe një cigare në tokë”, tha një banore.

“Nëse zjarri ka qenë ose jo i qëllimshëm, nuk mund të flasim ende për këtë situatë sepse do të jenë organet kompetente që do të hetojnë ngjarjen. Ne jemi njoftuar rreth orës 13:00 nga një banor që kishte parë zjarrin në zonën e ullishteve, e vlerësuam menjëherë situatën dhe njoftuam zjarrfikëset të cilat kanë ardhur menjëherë në vendngjarje. Duke parë situatën, jemi përqendruar në sigurimin e banesave, megjithëse nuk janë më në rrezik.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion