Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier.
Flakët janë perhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë. Për të vënën nën kontroll flakët janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit në një terren të vështirë, por zjarri është përhapur në një territor të gjerë.
Deri tani është dëmtuar një sipërfaqe prej 15 ha me pisha, dushk e shkurre.
Për t’u ardhur në dihmë zjarrfikësve të Fierit në operacion nga ajti është angazhuar edhe një helicopter Cogar. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por në këto ditë me temperatura të larta rreziku mbetet shumë i lartë.
Ministri i Mbrojtjes u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë vatrat e vogla të zjarrit, për të shmangur përhapjen në zonë më të mëdha.
Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan, informon ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, ministri u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha.