Aktorja e njohur Margot Robbie është në pritje të ëmbël.
Protagonistja filmit ‘Barbie’ dhe bashkëshorti i saj Tom Ackerley po presin fëmijën e tyre të parë. Në fotot e publikuara 34-vjeçarja duket mjaft e lumtur teksa tregon barkun e rrumbullakosur.
Robbie dhe Ackerley, u takuan për herë të parë në vitin 2013 në xhirimet e filmit "Suite Française", ku ai ishte asistent regjisor dhe ajo ishte aktore.
Ata u martuan në dhjetor të vitit 2016 në një ceremoni private në Byron Bay të Australisë.