Fier - Një banesë ku jetonte një 71-vjeçare është djegur plotësisht nga zjarri, mbrëmjen e kësaj të premteje.

Fatmirësisht e moshuara e identifikuar me inicialet I.M., nuk është dëmtuar nga flakët dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë aksidental nga soba e drurëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.