FIER- Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit, ndërsa si shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë për të neutralizuar flakët e zjarrit në banesën e shtetasit Thoma Goga, por njëri prej tyre është aksidentuar, duke u plagosur rëndë.
 
Zjarrfikësi është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Tre makina zjarrfikëse kanë punuar për fikjen e zjarrit, i cili sipas vëllait të Thoma Gogës është i qëllimshëm.
 
Ndërkaq, forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

banesa e djegur me logo
(Në foto: Banesa e përfshirë nga flakët në Fier)


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)