Fierakët mbushin spitalin e
qytetit, fshatrat s'kanë shërbim

Fierakët mbushin spitalin e<br />qytetit, fshatrat s'kanë shërbim
FIER - Fluks i rritur pacientësh në spitalet e Fierit nga banorë të zonave rurale. Fakti bëhetedhe më i dukshëm në poliklinikën e këtij qyteti. Qoftë edhe për një vizitë të thjeshtë, banorët e zonave në fjalë  zbarkojnë ne qytet duke krijuar mjaft probleme në shtimin e vizitave në spitale.
 
Pacientë dhe banorë të këtyre zonave,  të ardhur për probleme shëndetësore në Fier, janë shprehur  për mungesë shërbimi mjekësor, sidomos në rastet urgjente, ku mjekët specialistë sipas tyre nuk janë në vendet e tyre të punës në shërbim të komunitetit kanë thënë ata.
 
Megjithë shërbimin shëndetësor të vendosur në zonat rurale për komunitetin, thuhet se ky shërbim është i pamjaftueshëm dhe i munguar sidomos për shumë  fshatra të thellë dhe në distanca të largta nga komuna. Gjatë natës, në këto zona, por edhe në komuna ku gjenden qendrat shëndetësore, mungon shërbimi i specializuar, ndërsa rastet e rënda përcillen në spitalin fier.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore