Fierakët festojnë me këngë dhe valle 'Festën e Grurit'! Petro Koçi: Të rinjtë të mos braktisin fshatin

Pojani i Fierit, një nga fshatrat turistike shqiptare, u kthye në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare. Dita e grurit, mblodhi bashkë me qindra banorë. Në Myzeqe muaji qershor është nga më të rëndësishmit për ekonominë bujqësore të zonës, një muaj ku pritshmëria për të ardhurat është e lartë. 

"Janë festa që përcjellin vlerën dhe traditën tonë të patjetërsueshme, sado të kalojmë te modernia, tradita ngelet baza", tha një banore e zonës.

"Duhet të kthehet në traditë pasi të mos harrojmë dhe traditat e vjetra", u shpreh një banor tjetër.

Festa e Grurit, me një histori gati shumë vjeçare, e cila edhe këtë vit solli si dikur bukën dhe grurin e ri, këngët dhe ushqimet tradicionale siç është biba në saç.

"Është një bukuri myzeqare, është një festë që nënkupton vetë thelbin  e Myzeqesë, pjellorinë e tokës dhe shpirtin punëtor të këtyre njerëzve që i japin jo vetëm vetes por edhe kombit produkte që janë jetësore për çdo qytetar. Duhet bërë shumë më tepër që të rinjtë të motivohen të jetojnë dhe të punojnë në fshat. Braktisja e fshatit do të ishte një katastrofë për interesat tona kombëtare", tha zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili ishte i pranishëm në festë.

Festa e grurit është një aktivitet i rëndësishëm që zhvillohet çdo vit në qarkun e Fierit, e lidhur ngushtë me traditat lokale, ku epiqendrën e ka në truallin e Apolonisë antike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë