Dhjetë naftarëve vijojnë ditën e dytë të grevës së urisë, ndërsa kolegët në mbështetje të tyre, kanë pezulluar punën, duke lënë  pa mbikqyrje 400 puse në vendburimin e Marinzës.

Sipas kreut të Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

'Punonjësit janë kontaktuar nga shefat e tyre që të kthehen në punë, por ata do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre', tha ai. 

Grevisti Dritan Rrapushi thotë është ndëshkuar padrejtësisht nga Bankers. 

'Për shkak të grevave më është thënë se do më heqin nga puna', tha ai.

Ndërkohë të tjerë punëtorë ankohen për trajtimin jo dinjitoz dhe paga diskriminuese. Rajmond Rrapushaj, prej 22 vitesh në puset e naftës thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë edhe pse ka përfunduar në spital me karbon në gjak. Saimir Beraj, inspektor i përgjithshëm i puseve prej 20 vitesh tregon vështirësitë, si ndotja, rrugët e pakalueshme nga njëri pus në tjetrin.

Kërkesat e tyre ‘mbërritën’ në sallën e Parlamentit, përmes deputetit demokrat Luan Baçi.

“Çfarë kërkojnë këta naftëtarë? Këta kërkojnë që të quhen naftëtarë, që kompani nuk ja njeh statusin e naftëtarit që është dhënë nga ky parlament 2017. Dhe me iniciativën të deputeti të opozitës Omer Nano. Paradoksi është se këtë status në naftëtarit kompania Alpetrol që ka qindra patronazhistë, që bëjnë qejf atje e kanë statusin e naftëtarit”, tha Baçi.

Naftëtarët kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës, në një kohë kur kompania “Bankers Petroleum Albania LTD” hetohet nga SPAK, me dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm, mbi 500 miliardë lekë.