Fieri, Berisha: Shtyn gjyqin me
raportet e gruas,Ndreka:I sëmurë
Pretendenti socialist për postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit, i është përgjigjur sot akuzave të kryeministrit Berisha se qëllimisht kërkon të shtyjë gjykimin në themel të çështjes për mandatin e Këshillit të Qarkut të Fierit.
FIER - Pretendenti socialist për postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit, Vangjel Ndreka i është përgjigjur sot akuzave të kryeministrit Berisha se qëllimisht kërkon të shtyjë gjykimin në themel të çështjes për mandatin e Këshillit të Qarkut të Fierit.
Në seancën e sotme plenare kryeministri Berisha tha se Ndreka merr raport mjekësor nga bashkëshortja e tij për të mos u paraqitur në gjykatë me qëllim që të zvarrisë gjykimin. Menjëherë më pas reagoi dhe Ndreko: “Kam marrë raport se jam sëmurë vuaj nga nervi shiatik. S'kam asnjë interes të shtyhet gjyqi. “- bëri të ditur Ndreka në një prononcim për Tv A1 Report.
“Ne sot kërkojmë që këshilltarët që kanë fituar gjyqet të ulen në këshill. 12 këshilltarë kanë fituar të drejtën dhe nuk i lejon prefekti. Përfaqësuesit e së djathtës e kanë shtyrë procesin 10 herë se nuk i interesonte procesi. Unë nuk mund të shkoja më datën 12 sepse jam i sëmurë nga nervi shiatik."- shtoi Vangjel Ndreka.
CFARË THA BERISHA SOT NË PARLAMENT
”Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi me një kusht gjersa të bëhet gjykimi në themel. Gjykimi në themel ka nisur por është shtyrë. U hap procesi gjyqësor, tre ditë më parë përfaqësuesi juaj kërkoi të shtyhej dy javë. Sot Vangjel Ndreka mori raport mjekësor nga zonja Ndreka e nderuar mjeke. Sot ai paraqiti raport nga bashkëshortja e tij për të mos shkuar në sallën e gjyqit. I di nga Artur Shehu, që është kryetar i qarkut dhe më informoi. Këta që bërtasin për gjykatat nuk duan gjykimin në themel. Unë ju them se zgjidhja dinjitoze është votimi. “
KONFLIKTI PER KESHILLIN E QARKUT FIERPosti i kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit prej gati një viti është kthyer në një betejë gjyqësore mes pretendentit socialsit Vangjel Dako, por dhe atij demokrat Artur Shehu. Ky post është kthyer dhe në një betejë mes PS e PD dhe parakusht për votimin e 3 pr/ligjeve të kërkuara nga BE.
Në mbledhjen e 21 shtatorit 2011 Ndreka i PS-së u zgjodh kryetar nga me 54 vota kundrejt Artur Shehut me 42 vota, në Këshillin e Qarkut të Fierit. Por më pas vijoi beteja e gjyqësorit. Prefekti in qarkut ankimoi cështjen e cila në Apel u fitua nga Ndreka. Më 4 nëntor 2011 prefekti mblodhi këshillin e qarkut e zgjodhi Artur Shehun si kryetar i këshillit. Cështja nga Gjykata e Lartë aktualisht ndodhet në gjykatën e Fierit ku po shqyrtohet që në themel. PS akuzon PD se ka vjedhur mandatin e kryetarit të Këshillit të Qarkut dhe kërkon zbatimin e vendimeve të gjykatave që i japin të drejtë Ndrekës të jetë në krye të këtij Këshilli. Ndërkohë që kryeministri, njëkohësisht kryetar i PD-së propozon mocion mosbesimi për këshillin e qarkut.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.8%
-
Jo
21.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15