Disa prej qyteteve të Shqipërisë kanë qenë në black out për gati një orë, duke lënë në terr pothuaj gjysmën e vendit.
Për Report Tv u bë me dije se mbetën pa drita qytete si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda.
Nga pamjet e siguruara nga Report tv, shihet se një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit ka mbetur në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të.
Për Report Tv, burimet bën me dije se këto probleme erdhën pasi ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull Durrës.
Sakaq, mësohet se pas 30 minutash energjia u rikthye në qytetin e Durrësit, ndërsa janë ndezur ndriçuesit e rrugëve në Fier, teksa energjia e plotë u rikthye pas gati 1 ore.
Gjithashtu edhe në Sarandë dhe Lushnjë pas gati 1 ore pati një rikthim të energjisë elektrike. Pjesërisht në 80% të qytetit energjia elektrike u rikthye në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE për gazetaren Marsela Topi, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.
Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit.
Nuk dihet se cili ka qënë shkaku. Grupet e punës janë në terren . Nuk dihet se sa do të zgjasi situata pa enërgji por me percaktimin e defektit do te kalohet furnizimi nga linjat dytësore.
Lajm në përditësim...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit, shkaktuar nga defekte ende të paidentifikuara.
Blushi kritikoi ashpër situatën, duke e cilësuar mungesën e energjisë si pasojë të korrupsionit në sistemin energjetik të vendit. Ai theksoi se, pavarësisht se digat janë plot, qytetarët po përballen me ndërprerje të gjata të furnizimit.
Në postimin e tij, Blushi vuri në qendër të kritikave edhe dy termocentralet në Vlorë, të njohur si “Tigri 1” dhe “Tigri 2.” Sipas tij, këto termocentrale, për të cilat janë investuar miliona euro, ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike.
'Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit!
Digat plot dhe energji elektrike nuk ka!
Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale.
Qindra milion euro hanë "Tigri 1" dhe "Tigri 3" (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji.
Këto janë "Krimet intelektuale" që e kanë zhytyr sot vendin në terr.
Shqiptarët në errësirë, SPAK-u "ndriçon" si yll në fanarin e Partisë dhe "ngrohet" nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.', shkruan Tedi Blushi në Facebook.
Pas territ, energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të vendit.
Në Durrës, energjia u rikthye 30 minuta pas ndërprerjes, teksa në Vlorë, Sarandë, Fier e Lushnjë energjia elektrike erdhi pas gati 1 ore.
Siç bën me dije burime për Report Tv, black-out erdhi pasi kishte një ndërprerje të linjës së transmetimit 220 kv Kashar Rashbull Durrës.
Lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në shumë qytete të Shqipërisë , burime për Report Tv bëjnë me dije se ka rënë linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull Durrës.
Pikërisht rënia e kësaj linje shkaktoi ndërprerjen e energjisë në Fier, Vlorë, Sarandë, Lushnjë.
Ndërkohë po punohet për shkakun e defektit, teksa në disa qytete energjia është rikthyer. Pritet të dilet me një njoftim zyrtar.
Në qytetin e Fierit është rikthyer energjia elektrike pas problemeve që zgjatën për rreth 40 minuta.
Aktualisht zbukurimet e rrugëve dhe dritat, ndriçojnë qytetin, ndërkohë që është rikthyer energjia dhe në lagjen Sheq i madh.
Orët e pasdites shumë qytete të Shqipërisë janë zhytur në terr për shkak të problemeve me energjinë elektrike.
Gazetari Limos Didani sjell pamje nga qyteti i Sarandës i cili është në ‘black-out’ total.
Grupet e punës të OSHEE janë në terren, teksa energjia elektrike mungon në gjithë qytetin.
Qyteti i Fierit, u përfshi nga errësira totale, mbrëmjen e sotme pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Po ashtu, edhe në 5 nga lagjet e qytetit, Sheq i Madh, Sheq i Vogël, Zhupan, Patos dhe Rroskovec është ndërprerë energjia elektrike.
Nga pamjet e siguruara nga Report tv, shihet se një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit, karruseli ka mbetur në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të.
Prej pak çastesh disa prej qyteteve kryesore të vendit janë përfshirë nga një black-out total.
Report Tv sjell pamje nga Lushnja dhe Vlora të cilat janë zhytur në terr pas problemeve me energjinë elektrike.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për rregullimin e lidhjes elektrike. Ndërkohë problem kanë shfaqur edhe linjat e internetit.
Qyteti i Durrësit është përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se qyteti është pa energji elektrike dhe të vetmet drita janë ato të makinave që qarkullojnë.
cdo gje vazhdon normalisht simbas planit te punes
PërgjigjuPaska piketuar drejtoret per ti ndryshu belua
PërgjigjuA Sali qe nuk hoqe dor nga keto poshtersi.do ma paguash mor maskara
PërgjigjuKUJDES KUJDES KUJDES , sepse GRUPET KRIMINALE tè PD KRIMIT mund tè hedhin SHTYLLAT e TDNSIONIT tè LARTÈ nè ERÈ me TRITOL
PërgjigjuSe mos po i ben puç Lali Eri Belindes meqe ka plasur lufta ne PS o Fraik militanti. Sikur te ishte nena, babai, vellai, motra etj ne operacion ne spital tani nuk beje idiotin ketu.
Fajin e ka opozita
Përgjigju15 minuta Vlora, o Carlo jemi pa drita akoma gjithe Vlora.
PërgjigjuGjithashtu dhe ne Himare skemi drita. Cudi si behet vetem ne disa qytete kjo? Mos duhet ta hetoj prokuroria? Duket si kastile per shitje energji ne shete fqinj
PërgjigjuNe do bejme trena dhe autobuze elektrik ju thoni ska drita. Qeveria do kufizoje qarkullimin e makinave ju thoni ska drita. Kemi TEC-et e Ballukut ne Vlore qe nuk ndizen ju thone skemi drita. Shikoni se e keni gabim.
PërgjigjuShko shikoi nese punojnë apo jo?!