Zgjedhjet e PD në degën e Fierit nuk u zhvilluan në periudhën që parashikonte statuti, si në të gjitha degët e tjera të vendit.
Ato u shtynë pa dhënë asnjë arsye publike... (Në fakt, arsyen demokratët e Fierit e dinë: të zgjidhet me emërim ai që do "qendra", ndonjë nga servilët e paaftë të saj...
Mulizimi dhe Gazifikimi i partisë...
Gjatë kësaj kohe u krijua një grup pune, ku pjesa më e madhe nuk kanë qenë fare aktivë gjatë gjithë opozitës dhe një pjesë e mirë e tyre kanë garuar kundër rithemelimit në vitin 2023. Ky "Grup pune" vetëm punë nuk bëri, përveçse u mor me manipulimin e listave të anëtarësisë, duke hequr nga lista anëtarët aktivë, sidomos të rithemelimit, dhe duke "anëtarësuar" familjarë sa për votimin e datës 7 Nëntor, ku kandidatët do të "garojnë" dhe "fituesi" është paracaktuar.
A ka një listë përfundimtare të anëtarësisë?
Kush e bëri listën?
Kush nga kandidatët e ka listën?
Gjatë kësaj kohe nuk u bë asnjë takim me seksione apo grupseksione, që ishte dhe arsyeja pse u shtynë zgjedhjet...
Të gjitha strukturat nuk funksionojnë...
U përjashtua pjesa më e madhe e kryesisë së degës, e zgjedhur nga Kuvendi i Rithemelimit.
U shkarkova unë nga kryetari i degës, se isha i zgjedhur në Kuvendin e Rithemelimit, u shkarkova dhe u përjashtova nga çdo proces se jam demokrat i orëve të para, i dekoruar nga Presidenti Berisha si pishtar i demokracisë, pa dhënë asnjë arsye dhe pa njoftim strukturash, vetëm e vetëm për të marrë kontrollin e degës dhe për të paracaktuar "kryetarin" e ri që i duhet Mulit dhe Gazit. U përjashtova se nuk i thashë "shef" Mulit.
U shkarkua pa asnjë arsye sekretari i degës, inxhinier Emiliano Mone, prej tre mandatesh në opozitë si sekretar dege, me një punë të shkëlqyer të tij.
U shkarkua sekretari organizativ i degës, biznesmen, përfaqësuesi dinjitoz i një familjeje fisnike, Ervin Feleqi.
U përjashtuan nënkryetarët që kanë kontribuar shumë te PD dhe njerëz të nderuar tanët:
Ramize Mernica
Gentian Varfi
U përjashtuan nga grupi i punës:
Kryetarë grupseksionesh dhe seksionesh prej shumë vitesh, që kanë mbajtur gjallë degën e PD-së në Fier:
- Alket Osmani
- Ledio Kastrati
- Elton Jahaj
- Armand Buzi
- Robert Marku
- Fatmir Gashi
- Pandeli Tole
- Enver Dika
- Osman Rredhi
- Renato Agalliu
- Agron Bendo
- Gramoz Musarai
- Fitim Likaj
- Gjergj Korçari
- Artur Bendo
- Zamir Malaj
- Bujar Ibrushi
- Fatmir Doko
- Roed Zyka
- Tare Gremi
- Valbona Binjaku
- Gazment Hatia
- Sander Bita
- Sali Isufi
- Lulzim Mirofci
- Shaban Driza
- Zenel Hoxha
- Aviola Agalliu
- Edison Zyka
- Tomorr Abdurramani
- Agron Zeqo
- Denard Papuçi
- Viron Hasa
- Selam Troka
- Altin Bregu
- Alfred Davidhi
- Edi Spaho
- Haki Gurguri
- Haxhi Hebeja
- Bujar Kabashi
- Ani Ferra...
Dhe me dhjetëra të tjerë kryetarë, sekretarë dhe drejtues strukturash dhe seksionesh...
Zgjedhjet farsë, me lista false për interesa të vogla të disa të emëruarve dhe të vetëquajtur "udhëheqës" në qendër, nuk u shërbejnë demokratëve të ndershëm që kanë 13 vite që luftojnë në opozitë dhe "udhëheqësit" në Tiranë trashen dhe majmen me lloj-lloj pisllëqesh në kurriz të demokratëve, duke bërë skena, sikur bëjnë opozitë!
Suksese në farsën që do të bëni...








Komente
Komento