Banorë të qytetit të Fierit dhe simpatizantë të Partisë Demokratike këtë të shtunë janë ngritur në një protestë kundër qeverisë Rama. Qytetarët u mblodhën para Prefekturës së qytetit, ku bllokuan edhe rrugën. "Rama ik", ishte thirrja e vetme e tyre. Protesta vjen pas thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar tubime në të gjithë qytetet e Shqipërisë, për të kulmuar me një protestë kombëtare në Tiranë, më 16 mars.
Qëllimi i opozitës është krijimi i një qeverie tranzitore, zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqja e Kryeministrit Rama, kërkesa të refuzuara nga qeveria, por të rrëzuara edhe nga ndërkombëtarët.
Por teksa kërkojnë zgjedhje të parakohshme për ndërrimin e pushteteve, siç kryetarja LSI-së ishte shprehur në takimin me delegacionin e Parlamentit Evropian në Tiranë, opozita ende nuk e ka vendosur nëse do të bojkotojë zgjedhjet lokale, të cilat mbahen më 30 qershor të këtij viti.
Boll shittt PD cfare jo ka premtuar basha per te fshire kepucet kety njerez qe i mer mevete o basha sa e do popullin vdes per popullin STUPE
PërgjigjuIkni ne shtepi o dele. Punoji per veten per familjet tuaja, vetem me pune do te shihni drite.
Përgjigju