Nis sot panairi i librit në Fier, marrin pjesë 100 botues nga trevat shqiptare
Rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi po marrin pjesë edicionin e 5-të të panairit kombëtar të librit “Fieri 2018”, që u hap sot në sheshin qendror të qytetit.
Panairi Kombëtari i Librit në Fier
Rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi po marrin pjesë edicionin e 5-të të panairit kombëtar të librit “Fieri 2018”, që u hap sot në sheshin qendror të qytetit. Në ceremoninë e hapjes së panairit ishin të pranishëm personalitete të letrave nga bota akademike, shkrimtarë, studiues, qytetarë, nxënës, etj. Në panairin “Fieri 2018”, janë prezantuar 5 mijë tituj librash, nga të cilët 1500 janë të rinj.
Gjatë ditës të panairit do të organizohen konferencat shkencore si: “Figura e Skënderbeut në letërsinë shqipe e të huaj”, “Jorgo Bulo, ‘magjistari’ i fjalës së mençur”, me rastin e 79-vjetorit të lindjes, “Universalja në veprën e Petro Markos”, “Shkrimtaret në letërsinë shqipe”. Ndërsa në tryeza e rrumbullakët do të mabahte me temen “Data dhe Personalitete” – kolazh me krijime të autorëve shqiptarë e të huaj, që kanë përvjetorë lindjesh dhe vdekjesh.
Po ashtu do të promovohen një numër i madh librash si; “Shkrimtar i majave letrare-Mbi prozën e Zija Çelës”, “Njëfarë Z. Piekielny” (“Un certain M. Piekielny”) të Francois-Henri Désérable. Përkthyes: Urim Nerguti, “Urtia e fjalës” të akademik Ali Aliut, “Zjarr dhe tërbim” Jenny Han, “Gusht 1914” të autorit rus, Aleksandër Sollzhenjicin, “Anatomia e një krize financiare 2008-2018’ të autorit Adrian Civici, “Ditari i maces”, Shkëlzen Zalli, “Arti i bisedimeve”, të autorit Jakup Krasniqi, “Këngë të Solomonit”, të autorit Sadik Bejko, etj. Pjesë e aktiviteteve të ditës së sotme të panairit është edhe takimi me studiuesin dhe shkrimtarin Nasho Jorgaqi. Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri më 13 maj. Dita e fundit do të kurorëzojë me çmim 4 autorët më të mirë të vitit në një ceremoni organizuar për këtë rast.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, makina përplas nga mbrapa automjetin e tonazhit të rëndë, plagosen burrë e grua
14 Janar, 19:10
-
Aksident në Fier-Patos, makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin anësor (VIDEO)
13 Janar, 16:00
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Bie numri i lindjeve në Fier e Elbasan
12 Janar, 16:16
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33