Laçi fundos Elbasanin duke e zhytur akoma më shumë në fund. Shpresat e verdhebluve po shuhen thuajse plotësisht edhe pse jo ende matematikisht për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Golat për Laçin u shënuan nga Xhejms dhe Sheta duke ‘kërcënuar’ Tiranën në renditje, e cila nëse humbet ndien akoma më shumë presionin e bardhezinjve.
E ndërsa Elbasani shkon drejt të Parës, duket se në Fier ka ende shpresë për qëndrimin, pasi Apolonia është shpërblyer për ndeshjet e mira javët e fundit, teksa fitoi me Teutën 2-1. Golin e fitores për Apoloninë e shënoi Fili në të 56’. Me këtë fitore Apolonia është vetëm 3 pikë larg Teutës në renditje duke e tërhequr drejt rënies.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com