FIER- Luan Baci është i kreu u i ri i Partisë Demokratike Dega Fier, duke zëvendësuar në këtë post Fred Muratin. Baci u përzgjodh pas votimit të zhvilluar gjatë ditës sotme, ku përballë kishte edhe 10 kandidatë të tjerë.
 
Nga 411 delegatë që morën pjesë në votime, Luan Baci, mori 209 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave u shpërndanë tek konkurrentët e tjerë.
 
Gara për kreun e PD Fier u zhvillua larg syrit të mediave, të cilat nuk u lejuan të marrin pjesë në këtë proces, që u ndoq nga afër nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)