3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kundrejt parave po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë.
Personat e arrestuar që u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm janë 36-vjeçari Admir Derveni nga Tirana, 34-vjeçari Alket Balili nga Vlora dhe Renato Jemishta, një 33-vjeçar nga Tirana.
Ata ishin duke i transportuar me makina tip "BMW" dhe "Audi" dhe u kapën në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës".
Mbi të arrestuarit rëndon vepra penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.