Fier/Rritet numri i të sëmurëve me veshka, 1200 për një vit! Nefrologia: S’jep simptoma, bëni analiza të shpeshta

FIER-Gjithnjë e me shumë shqiptarët po preken nga sëmundjet e veshkave dhe një nder shkaqet është kequshqyerja.

Statistikat flasin për 1200 pacientë të kartelizuar gjatë vitit 2024 në qarkun e Fierit, nga të cilët 75 kanë nevojë për transplant renal, ndërkohë që 120 prej tyre trajtohen me hemodializë.

Sipas nefrologes në Spitalin Rajonal Fier, grupmosha më e prekur është mbi 60- vjeç.

‘Numri i të prekurve vjen në rritje. Mbi moshën 45- vjeç duhet depistimi dhe mbi 50 vjeç duhen check- up-e të rregullta që të kapen sa më herët.

Më të prekur janë mosha mbi 60- vjeç. Për një dietë të shëndetshme duhet të mos pihet duhan, pa alkol dhe pa kripëra dhe duke pirë shumë ujë gjatë ditës. Nuk ka simptoma që i sëmuri të kuptojë që është i sëmurë nga veshkat, nëse nuk bënë analiza', tha ajo.

Ndër shkaqet që çojnë në keqfunksionimin e veshkave renditen jeta sedentare, kequshqyerja, përdorimi i alkolit.

Depistimi është tepër i rëndësishëm për ta kapur sëmundjen në fazën fillestare, ndërsa për parandalimin e rëndësishme është dieta ushqimore.

Muaji mars shënon dhe muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit të veshkave nisur nga rëndësia që menaxhimi i kësaj sëmundjeje ka për cilësinë e jetës, ndërkohë që sipas studimeve të fundit deri në vitin 2040 parashikohet që kjo sëmundje të jetë shkaku i 5- të kryesor i vdekjeve në botë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë