FIFA bën presion për teknologjinë: Mjaft më me gola "fantazmë"

FIFA bën presion për teknologjinë: Mjaft më me gola "fantazmë"
Qeveria e futbollit Botëror më në fund po bën hapa vërtet para, për të futur teknologjinë në futboll dhe për të eliminuar gola "fantazmë" si ai që u pa në ndeshjen Milan0-Juventus, me autor Sulley Muntarin. Presidenti i FIFA, Josepp Blatter ka shtuar presionin ndaj anëtarëve të komitetit Ekzekutiv për tiu dorëzuar teknologjisë në futboll duke kërkuar nga ata që të adaptojnë norma të reja.
"Ne nuk duam që të përsëriten episodet e botërorit të fundit. Besoj se do të mund ta bind bordin drejtues që të bëjmë hapa para për teknologjinë. Nuk mund ti lejojmë më vetes, që të shohim e të presim" tha Blater para International Board, që është autorizuar për të modifikuar rregullat në futboll.
Blatter kishte një mendim të nëjjtë me Platini (jo teknologjisë), deri në 27 Qershor 2010, kur ndeshja mes Gjermanisë dhe Anglisë, u njollos nga një gabim i arbitrit që nuk i akordoi gol të rregullt anglezit Lampard. Ndeshaj e 1/8 të finaleve të botërorit afrikan, mbajti peshë gabimin e arbitrit Larrionda dhe asistentit Espinosa, të cilët më pas i kërkuan ndjesë Football Association.

/rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës