Kupa e Botës 2026 pritet të jetë ngjarja më madhështore që është organizuar ndonjëherë në planetin tonë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në dimensione të tjera.
Gjatë Samitit të Futbollit Social në 'Allianz Stadium', Torino, përfaqësuesi i FIFA-s, Romy Gai, theksoi: "Është një kombinim unik, hera e parë që turneu mbahet në tre vende, hera e parë që zhvillohet në 16 qytete të ndryshme, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje gjatë kohëzgjatjes më të gjatë të një Botërori."
Ai shtoi se, sipas studimeve të FIFA-s, kjo ngjarje mund të arrijë një angazhim total ekonomik prej 6 miliardë eurosh.
"Do të jetë si të organizosh 104 Super Bowl në pesë javë, një ngjarje që do të jetë globale dhe lokale në të njëjtën kohë. Globale për shkak të madhësisë historike dhe lokale për shkak të distancave që do t’u kërkojnë tifozëve të bëjnë zgjedhje të rëndësishme", tha Gai.
Botërori 2026 pritet të ketë një numër të madh tifozësh, të cilët kanë nisur me prenotimin e datave. Në garë për një vend në fazën finale janë edhe Shqipëria me Kosovën, që cilat do provojnë shanset në play-off.
Komente




