FIFA e ka seriozisht idenë e saj që të zhvillohet çdo dy vjet kampionati Botëror. Për këtë arsye mediat bëjnë me dije se FIFA ka thirrur edhe një takim online me të gjitha federatat më 30 shtator për të diskutuar për këtë ide. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino e ka seriozisht idenë e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet gjë që kundërshtohet fort nga UEFA dhe presidenti i saj Ceferin.
Më 30 shtator online do të bëhet një takim i udhëhequr nga Infantino me federatat e çdo vendi, përfaqësues të lojtarëve, klubeve dhe ligave ku do të diskutohet për kalendarin e ri të ndeshjeve të meshkujve dhe femrave./ Përgatiti Andi Kapxhiu