FIFA hetim kundër Real Madridit për
transferimin e lojtarëve nën moshë

FIFA hetim kundër Real Madridit për<br />transferimin e lojtarëve nën moshë
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur hetimin edhe kundër Real Madridit për shkak të transferimeve të të miturve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e transferimeve të dyshimta të klubit "mbretëror" përmendet edhe transferimi i fundit i super talentit Martin Odegaard (16 vjeç). FIFA dyshon se Reali ka shkelur rregullat kur ka nënshkruar kontratë me Odegaard, por edhe me disa lojtarë tjerë. 

Konkretisht, Rregullorja e FIFA-s ndalon transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare, përveç me leje të veçantë, dhe në procesin hetimor kundër Realing nga Federata Spanjolle e Futbollit kanë kërkuar dokumentacionin mbi transferimet e lojtarëve të mitur.

Kujtojmë se për shkak të parregullsive të përcaktuara me rastin e transferimit të adoleshentëve FIFA ka dënuar Barcelonën me ndalimin e sjelljeve të lojtarëve të ri.

Marrë nga Anadolu Agency

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore