FIFA ka ndarë këtë të martë (17 dhjetor) çmimet e më të mirëve të 2024. Vinicius Junior u shpall lojtari më i mirë i vitit.
The Best është ekuivalenti i Topit të Artë, të akorduar më herët nga France Football dhe UEFA, ku Vinicius u rendit i dyti dhe pati shumë kontestime, pasi u fitua nga Rodri i Manchester City.
Përveç Vinicius, Real Madrid u përfaqësua edhe me Carlo Ancelottin, si trajner i vitit nga FIFA, ndërsa Alejandro Gernacho mori çmimin Puskas për golin më të mirë të vitit.
Portieri më i mirë u vlerësua Emiliano Martinez i Aston Villas, që fiton këtë çmim për herë të dytë në 3 vite.
Emma Hayes u zgjodh trajnerja më e mirë, ndërsa lojtarja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati u vlerësua si futbollistja më e mirë.