Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin 'Frontline' në Report Tv, ka komentuar edhe vendimin e SHBA për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre është edhe Shqipëria e Kosova.

Ai ka deklaruar se SHBA duhet që të kishte hequr vizat turistike dhe jo bashkimet familjare dhe vizat e punës.

'Kur Trump ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë një vizion tjetër për një rend të ri botëror. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë ende ambasador amerikan, sepse ky është një lloj mesazhi diplomatik ndaj shteteve që nuk dërgon ambasador. Trump funksion në regjimin e tij politikë si një biznesmen, për të është më i rëndësishëm dollari, sesa qëniet njerëzore. Për të është me rëndësi që të kursejë lekë sesa të drejtat që familjet të bashkohen me familjet e tyre. Po unë them më mirë të hiqeshin vizat turistike, pra më mirë të rrimë ne pa shkuar në Amerikë, sesa të rrinë pa u bashkuar familjet’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut: Shqipëria ka aq shumë të burgosur, sa duhet nga një spital brenda çdo burgu