53 gjyqtarë nga 6 konfederata kontinentale do të marrin pjesë në seminarin e gjyqtarëve elitë që të do drejtojnë ndeshjet e Botërorit 2018.
 
Në seminarin e mbajtur në Coverciano të Italisë gjyqtarët do ti nënshtrohen testeve teorike dhe fizike.
 
"Është një nder i madh që FIFA na ka zgjedhur ne për të organizuar këtë seminar, që vlerësohet si universiteti i futbollit botëror. Uroj të gjithë gjyqëtarët, punë të mbarë dhe suksese në këtë seminar, që do të zgjasë deri të premtën", është shprehur drejtuesi i këtij seminari, Michele Uva.
 
Ky seminar është hapur nga legjendari Pierluigi Collina, i cili është edhe drejtues i Komisionit të Gjyqtareve të FIFA-s.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com