FIFA, Thaçi e Mustafa: 2016-a viti
i Kosovës, na presim lajme të tjera

FIFA, Thaçi e Mustafa: 2016-a viti<br />i Kosovës, na presim lajme të tjera
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë uruar anëtarësimin me të drejta të plota të Kosovës në FIFA.
 
Kreu i Shtetit ka shkruar se "anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore". "Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talente kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
 
Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA. Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës. Gëzuar!”, ka thënë më tej ai.
 
Me rastin e pranimit të Kosovës në FIFA, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se pas këtij hapi, Kosovën e presin edhe lajme të tjera të mira.
"Kosova sapo u bë anëtare e familjes botërore të futbollit, FIFA. Sukseset për vendin tonë nuk kanë të ndalur. Së shpejti do t’ju sjellim lajme të tjera të mira. 2016-ta pa dyshim është viti ynë. Kosova është gati! Urime!", mbyll urimin e tij Mustafa.   

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme