PRISHTINE, 12 Shkurt/ATSH/-Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pranoi Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, ku tha se KFOR-i si reargues i tretë do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në aktivitetet e tyre.
Gjenerali Figliuolo diskutoi me Dantchev për shumë tema që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në siguri dhe gjendjen shoqërore e ekonomike në Kosovë. Ata u dakorduan mbi rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse, që përfshinë përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare, në mënyrë që të arrihet normalizimi i shoqërisë përmes dialogut dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.
Në këtë aspekt, Komandanti i KFOR-it theksoi faktin që KFOR-i do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe t'i ofrojë ndihmë OKB-së, Bashkimit Evropian, akterëve të tjerë ndërkombëtarë dhe si reargues i tretë do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në aktivitetet e tyre.
Në fund, Gjenerali Figliuolo falënderoi Dantchevpër profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Bullgarisë, për ndihmën dhe përkushtimin e tyre ndaj misionit në Kosovë. Aktualisht, pjesëmarrja e Bullgarisë në KFOR përbëhet nga oficerë shtaborë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë./Kosovapress/ /a.g/











