Figurat botërore që nuk vdisnin
'gjallë në botë', Mbreti Zog i pari

Figurat botërore që nuk vdisnin<br />'gjallë në botë', Mbreti Zog i pari
Kanë ekzistuar disa personalitete të veçanta që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, disa për veprat e mira, disa për veprat jo edhe aq të mira, e disa të tjerë për refuzimin kategorik për të vdekur!

Sipas një përzgjedhjeje që ka bërë portali i famshëm i kurioziteteve, Viralnova, mbreti i shqiptarëve Leka Zogu I qëndron bindshëm në krye të kësaj liste.

Mbreti Zog
zogu
Mbreti Zog, që sundoi në Shqipëri në vitet '20-'30 të shekullit të kaluar, mban rekordin si shënjestër tentativash vrasjeje.

Njëri prej atentateve më të njohura është kur autori e goditi dy herë me plumb nga një distancë shumë e vogël, ndërsa Mbreti ashtu i plagosur dhe i gjakosur vazhdoi takimin e rëndësishëm shtetëror – duke u thënë të pranishmëve që të mos shqetësohen ‘sepse gjërat e tilla i ndodhin përherë’.

Dhe me kaq sulme të kryera ndaj tij, është e pabesueshme që Mbreti Zog vdiq nga vdekja natyrale në vitin 1961.

Grigori Yefimovich Rasputin 
rasputin
Familja mbretërore ruse e konsideronte Rasputinin si një mistik të madh dhe e mbajti atë pranë deri në momentin kur filloi të ndikonte negativisht mbi popullaritetin e tyre – për shkak të magjisë së tij të çuditshme dhe, ndoshta më shumë – për shkak të lidhjes së tij romantike me gruan e carit rus.

Një grup i fisnikëve të rinjë rusë ishte përpjekur që ta vriste atë, duke i vënë helm në verë dhe ushqim – por më kot, sepse Rasputin kishte jetoi edhe 7 ditë tjera pas helmimit, duke u kënaqur me konsumimin e ushqimit dhe verës, derisa e goditën me plumba pas shpinës.

Mirëpo, në momentin kur të gjithë menduan se Rasputin kishte vdekur – ai u ngrit në këmbë dhe filloi të mbysë me duar të gjithë të pranishmit.

Atë e kishin goditur pastaj edhe me tre plumba të tjerë, dhe vetëm pasi ishte plandosur në dysheme, e mbështollën në qilim dhe e hodhën në lumë.

Dhe fakti më interesant është se në autopsinë e bërë pas vdekjes së Rasputin, rezultoi se në fakt ai vdiq nga hipotermia.

Ferdinand Magelan
magelani
Eksploruesi i fashëm Ferdinand Magelan kishte marrë urdhër t’i vriste armiqtë në Filipine, por fatkeqësisht, kur zbarkoi aty – kundërshtari ishte përgatitur mirë.

Magelani, me të shkelur në ishull, u godit nga një shigjetë helmuese dhe u shpua nga një shtizë bambuje.

Megjithatë, ashtu i plagosur vazhdoi të luftojë – madje, duroi edhe dhunën fizike që ushtrohej mbi të, deri sa u sigurua se edhe njeriu i fundit i ekuipazhit të tij kishte arritur të kthehej në anije.

Mjekërziu
mjekerziu
Pirati i famshëm, me nofkën Mjekërziu, me kohë ishte tërhequr të bënte jetë të qetë në Karolinën Veriore me plaçkën e fituar, mirëpo për kokën e tij – që e kërkonte guvernatori i Virxhinias – ishin nisur dy anije që drejtoheshin nga Robert Maynard.

Në vend që të priste sulmin, Mjekërziu ishte ngjitur në anijen e Maynardit dhe i mbushur me eksploziv dhe me shpatë, kishte arritur t’ia priste dorën kapitenit që ishte nisur në drejtim të tij.

Mjekërziu ishte qëlluar 20 herë me armë dhe po aq herë me shpatë derisa dha shpirt.

Pablo Escobar
escobar
Bosi i famshëm i kartelëve të drogës, që atëherw mbulonte 80% të tregut botëror të kokainës, ishte cak i përhershëm i njësisë speciale të policisë.

Gjatë ballafaqimit të fundit me policët, Escobar kishte vrapuar aq shumë, dhe aq gjatw mbi pullaze të shtëpive  – saqë policët patën rastin të shtijnë me mijëra plumba në drejtim të tij.

Escobar ishte lodhur nga vrapimi dhe i plagosur besohet se kishte bërë vetëvrasje para se të bindte në duart e policisë.

Charles de Gaulle
DE GAULLE
De Gaulle për pak sa nuk e arriti numrin e atentateve që ishin bërë ndaj Mbretit Zog.

Lideri i rezistenës franceze ishte ballafaquar me atentate 31 herë, për të cilat nëse do të kishte qenë i vetëdijshëm, mund të kishte shpëtuar pa pasoja. 

Në një rast, 140 plumba goditën veturën e tij, ndërsa De Gaulle shpëtoi pasi dëgjoi këshillën e truprojës së tij për të ulur kokën. Ai në fund vdiq nga një infarkt në zemër. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos