Një zhurmë e bezdisshme që vinte nga një frigorifer që mbante mikroorganizma nga disa eksperimente dhe kërkime bio-kimike, shtyu një pastruese në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy, në SHBA, të fikte pajisjen, duke shkatërruar kështu 25 vite kërkime universitare.
Frigoriferi që përmbante mikroorganizma dhe epruveta të të gjitha llojeve, të cilat ishin rezultat i një projekti kërkimor mbi fotosintezën e udhëhequr nga një profesor i biologjisë dhe kimisë, u mbyll për shkak se një pastrues u bezdis nga zhurma që pajisja bënte.
Materiali mbahej në një temperaturë -80 gradë Celsius dhe pasi pajisja u fik temperatura u rrit në -30 gradë Celsius, gjë që shkaktoi shkatërrimin e materialit që ruhej.
Për pasojë plot 25 vite punë kërkimore e studiuesve dhe shkencëtarëve u shkatërrua në më pak se një minut, me një veprim të vetëm nga një pastrues i institucionit.
Mediat amerikane raportojnë se Universiteti paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, në Rensselaer County dhe kërkoi një milion dollarë dëmshpërblim nga pastruesi.
Avokati i universitetit Michael Ginsberg tha se sjellja dhe neglizhenca e një njeriu hodhi poshtë 25 vjet kërkime.
Vetem se seshte per te qeshur se ajo pune 25 vjecare vlen per tere njerzit e botes mbare.
PërgjigjuSi puna e atij infermierit që heq nga priza aparatin e oksigjenit në sallë të operacionit për të vënë karikuesin e celularit! Hahaha
PërgjigjuKjo eshte injoranca. Merret me gjera qe s'i takojne. Ky patrues nuk vlen sa puna kerkimore e 25 viteve.
Përgjigju