Një zjarr masiv ka “përvëluar” qiellin e natës në jug të Filadelfias, pas një shpërthimi në një nga rafineritë e benzinës, në rrugen Avenue Passyunk.
Sipas Departamentit të zjarrfikësve të Filadelfias nuk ka njerëz të lënduar.
Rreth 120 zjarrfikës punuan gjatë gjithë natës dhe ditën e sotme për të rifreskuar zonat rreth zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Zjarri gjigand e shndërrojë qiellin në ngjyre portokalli të ndritshme dhe tronditi shtëpitë e banorëve të befasuar.
Komento