Dhuna terroriste ka përgjakur Filipinet në prag të Krishtlindjes.

Dje në mbrëmje një bombë shpërtheu jashtë katedrales së Cotabato, një qytet në ishullin Mindanao në jug të Filipineve.

Nga shpërthimi u plagosën 12 ushtarë që patrullonin përreth kishës, një nga masat e sigurisë të marra me rastin e festave të Krishtlindjeve.

Një sulm i dytë me bombë ndodhi në një distancë të shkurtër, pak minuta pas sulmit të parë.

Dy shpërthime të tjera pasuan dy të parat, një në provincën e Maguindanao dhe tjetra pranë një poste policie. Prej shpërthimeve u plagosën në total 22 persona, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas autoriteteve policore, sulmet terroriste janë kryer nga "Luftëtarët e Lirisë Islame” të lidhur me të vetëquajturin "Shteti Islamik" (ISIS).