VIDEO/ Roja në Filipine rrëmben 8-vjeçaren, e fut në valixhe dhe e tërheq zvarrë nëpër rrugët e qytetit

Një video është bërë virale, ku shihet një 32-vjeçar, Godiflor Rama, i cili ka rrëmbyer një 8-vjeçare, Jin Nichole You, duke e futur në një valixhe. Ai shihet duke tërhequr valixhen në rrugët e qytetit Mandaue të Filipineve.

Rrëmbyesi ishte roja e banesës ku po qëndronte 8-vjecarja, Jin Nichole You, e cila ka shtetësi të dyfishtë filipinase dhe koreane. Ai e rrëmbeu vajzën teksa ajo po kthehej në shtëpi mesditën e së djeshmes, raportojnë mediat e huaja.

Të shqetësuar dhe në ankth, familja e vogëlushes ngritën alarmin në momentin që ata panë se ajo po vonohej tepër shumë gjatë kthimit për në shtëpi. Policia e qytetit Mandaue mori një denoncim nga prindërit e vajzës pak pas orës 17:00 dhe nisi një kërkim për fëmijën e zhdukur.

Policia gjurmoi vendndodhjen e kujdestarit që rrëmbeu 8-vjeçaren në një apartament në të njëjtën lagje gjatë mbrëmjes, ku gjetën Jin në gjendje të rëndë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara

Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara