Filipine, kundërshton presidentin
Duterte, senatorja nën pranga

Filipine, kundërshton presidentin<br />Duterte, senatorja nën pranga
Tensionet në Filipine vijojnë të jenë të larta.

Senatorja Leila de Lima, një nga zërat më kritikë të presidentit Duterte është arrestuar këtë mëngjes me akuzën se ka marrë para nga disa bosë të narkotrafikut tashmë të ndaluar.

Senatorja akuzon Duterten për përndjekje politike.

“Nuk do të më ndalojë në betejën për të vërtetën dhe drejtësia është kundër represionit të regjimit të Dutertes” u shpreh Lima pas arrestimit.
 
Senatorja akuzohet për ngjarjet gjatë viteve 2010-2016 kur ajo ishte në krye të ministrisë së drejtësisë.

Sipas prokurorëve Lima ka marrë para nga narkotrafikantët të burgosur në një burg.
 
Lufta që Duterte ka lëshuar ndaj trafikantëve të drogës ka shkaktuar rreth 7500 të vrarë.

“Hitler ka ekzekutuar miliona hebrenj. Në Filipine ka sot rreth 3 milionë të varur ndaj drogës. Do të isha i lumtur t’i asgjesonim” është shprehur presidenti Duterte në shtator të vitit që lamë pas.

Deklarata të tilla kanë shkaktuar reagime nga komuniteti ndërkombëtar po ashtu edhe protesta të shumta në vend

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë