Mbi 1900 persona janë vrarë gjatë 7 javëve të fundit në Filipine gjatë operacioneve masive të policisë kundër drogës.
Numri 1 i policisë në Filipine, Ronald dela Rosa tha se në operacionet e policisë janë vrarë rreth 750 persona, ndërsa nënvizoi se vdekjet e tjera po hetohen.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve të verifikuar që nga zgjedhja e Rodrigo Duterte president. Duerte fitoi zgjedhjet presidenciale me premtimin e tij për një dorë të hekurt ndaj trafikantëve të drogës.
Më herët ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëllojnë dhe të vrasin trafikantët që i bëjnë rezistencë arrestimit dhe theksoi se vrasjet e tyre ishin të ligjshme nëse policia do të vepronte për vetëmbrojtje.
Shtetet e Bashkuara janë shprehur “thellësisht të shqetësuara” nga rritja e vrasjeve të lidhura me drogën.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com