FILIPINE - Pesë persona përfshirë 4 shtetas me origjinë gjermane kanë mbetur të vrarë pasi janë goditur nga disa gurë të mëdhenj, që janë hedhur nga vullkani Mayon në Filipine.

Zëdhënsi i Shërbimit të Emergjencës tha se 5 viktimat ishin në grupin e 20 alpinistëve të cilët ishin afruar shumë afër kraterit të vullkanit.

Gjithashtu Reuters raporton edhe për 7 persona të tjerë të lënduar të cilët kanë marrë plagë djegje jo shumë të rënda.

Studiues të fenomeneve të vullkaneve përjashtuan mundësinë e evakuimit të banorëve pasi Mayon nuk paraqiste rrezik për jetën e tyre.

Guvernatori i vendit ka pezulluar aktivitetet e ndryshme për brenda një largësie prej 6 kilometrave nga zona e rrezikut.

Ky vullkan është i njohur për formën e tij gati perfekte në qendër të Filipineve e cila rifilloi aktivitetin e tij një ditë më parë duke lëshuar llavë e tym.

Kohët e fundit Mayon ka shpërthyer shumë herë duke u kthyer kështu në një ndër vullkanët më aktivë në të ashtuquajturin brez i zjarrit.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)