Filipine/ Vullkani 'Taal' në rrezik shpërthimi, autoritetet urdhërojnë evakuim total të popullsisë (FOTO+VIDEO)

Pas ditës së djeshme kur kolona e tymit dhe hirit të vullkanit Taal u ngrit deri në 14 kilometra lartësi në qiellin e Filipineve, duke mbuluar me baltë shumë qytete, ka nisur dhe rrjedhja e llavës.

Autoritetet kanë ngritur alarmin nga 4 në 5 dhe kanë urdhëruar evakuimin total të afro gjysmë milioni njerëzve pranë kryeqytetit Manila, pasi rreziku është i lartë.

Taal ndodhet rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit në ishullin Luzon. Ai është një nga më aktivët dhe konsiderohet ndër më të rrezikshmit në botë duke patur parasysh se brenda rrezes prej 100 km rreth vendodhjes së tij banojnë më shumë se 25 milion njerëz.

Në vitin 1911 prej shpërthimit të vullkanit Taal humbën jetën 1.335 viktima kurse shpërthimi i vitit 1965 shkaktoi 190 viktima.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani