Vllaznia njoftoi dje largimin e Paulo Pjeshkës nga ekipi. Vetëm një sezon me skuadrën e parë, 20-vjeçari nuk gjeti shumë hapësira dhe vendosi të kalojë në Vlorë, aty ku do jetë pjesë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Djaloshi kishte kontratë me shkodranët deri në verën e 2025, teksa marrëveshja u prish me konsensus, për shkak të minutave të pakta.
"KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Paulo Pjeshka. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në vite tek Akademia por edhe sezonin e kaluar me ekipin e parë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme", njofton Vllaznia.
Vetëm një ndeshje në Superligë dhe dy në Kupën e Shqipërisë janë shumë pak pak për mbrojtësin që bën pjesë edhe te moshat e Kombëtares. E nëse nuk të vlerësojnë në shtëpi, fatin do duhet ta gjesh tjetërkund, edhe pse në migrim.
Në kushtet kur në vendin tonë vijnë emra të shumtë nga jashtë, shpeshherë edhe anonimë, duke mos lënë gjurmë me paraqitjet e tyre, është detyra e klubeve për t'i mbajtur filizat e rinj dhe besuar te ta në ekipin e parë. Mosbesimi te elementët e rinj ka sjellë edhe largimin e Pjeshkës, me talentin shkodran që kërkon të hedhë rrënjë në një tokë të "nxehtë" si ajo e Vlorës.
Fanellen e flamurtarit nuk ngeli njeri pa e veshur per vlonjatet eshte e ndaluar sa te jen keta drejtus qe merren vetem me llafe alla Radio Vlora
Përgjigju