‘Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare’, promovimi i librit të Abaz Hoxhës tek ‘Artet’! Stefano Romano me ekspozitë në galerinë ‘NAAN’! ‘Rock ‘n’ poem’ në ArTurbina!

Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit promovohet sot në orën 11.00 në sallën "Black Box" të Universitetit të Arteve libri “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare” me autor Abaz Hoxhën.

Promovohet sot në orën 12 pranë Qendrës Kombëtare të Librit botimi “Ngjyra e zymbylit të kaltër” me autor Christos Hatzipapas.

Qendra për Hapje dhe Dialog organizon sot në orën 13.00 në bibliotekën "Shefqet Musarai" në Vlorë takimin“Rilindasit kombëtar, nismëtarët e epopesë për dije dhe dritë”.

Qendra Bashkëkohore e Artit "Harabel" çel këtë mbrëmje në orën 18.00 në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozitën "At the edge of everything ëe are" nga Stefano Romano.

Teatri Shëtitës "Çajupi" mban sot dhe nesër në orën 18.00 në teatrin  “Zihni Sako” në Gjirokastër shfaqjen "Elektra" të Sofokliut me regji të Kiço Londos.

Me rastin e çeljes së ekspozitës "Ukraina: një krim lufte", Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri mban sot në orën 18.00 takimin "Ukraina Talk" mbi përvojat e gazetarëve lidhur me agresionin dyvjeçar rus.

Instituti i Kërkimeve të Dizajnit në Vjenë çel këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën e Artit "Agimi" në Tiranë ekspozitën eksperimentale  “Imagjinoni shkëmbinj koral”.

Me pjesëmarrjen e Redon Makashit dhe Bledar Sejkos, organizohet sot në orën 19.00 në teatrin "ArTurbina" takimi letraro-muzikor "Rock' n' poem".

Interpretohet nga sot në orën 19.00 deri në 14 mars në teatrin "Petro Marko" në Vlorë shfaqja  “Natën e mirë me burrin tim” me regji të Jorgaq Tushes.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah