Fillimi i fushatës zgjedhore, SHBA: Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën

Fillimi i fushatës zgjedhore, SHBA: Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË- Një ditë pas nisjes së fushatës zgjedhore, SHBA ka një mesazh të fortë për drejtuesit politik, duke thënë se do të marra masa kundër çdo kujt që do të nxisë ose tolerojë dhunën në zgjedhjet e 25 prillit. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje dhe për çdo parregullësi që do të ketë në ditën e votimit, por jo vetëm që vijnë nga partitë politike, dhe sipas tyre përgjegjësinë e plotë do ta kenë drejtuesit.

"Si mikja dhe aleatja juaj, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat tona. Ne përsërisim se do t’i mbajmë udhëheqësit përgjegjës. Në këtë drejtim, është tërësisht e kuptueshme se ata që aktualisht janë në poste drejtuese kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit. Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të  minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij", shkruhet në njoftim. 

SHBA shprehen se janë krah partive politike, duke i mbështetur e ndërsa për çdo palë të përfshirë në këtë proces që nga kandidati, partia, votuesi, media dhe shoqëria civile ka një mesazh.

“Sezoni i fushatës zgjedhore në Shqipëri nisi zyrtarisht dje për të ecur drejt zgjedhjeve kombëtare në 25 prill. Shtetet e Bashkuara mirëpresin fillimin zyrtar të fushatës dhe, së bashku me autoritetet vendore ndërkombëtarët, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbështetur zgjedhjet deri në përfundimin e tyre me sukses.  Ne u bëjmë thirrje të gjithë partive, udhëheqësve dhe votuesve që të përfshihen plotësisht dhe me përgjegjësi në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre. Nxisim partitë të paraqesin ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit. Presim nga udhëheqësit që të shfaqin udhëheqësi, përfshirë edhe duke u siguruar që partitë dhe kandidatët e tyre sillen në përputhje me ligjet elektorale dhe standardet ndërkombëtare, duke refuzuar qartë dhunën dhe duke treguar se ata me të vërtetë do të ishin të denjë për të udhëhequr dhe përfaqësuar Shqipërinë. Nxisim votuesit t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë – një e ardhme në partneritet me Shtetet e Bashkuara, që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane si një demokraci e fortë dhe e begatë. Edhe media duhet të luajë rolin e saj me përgjegjësi dhe etikë, duke bërë pyetje të vështira në emër të publikut dhe duke kërkuar përgjigje të vërteta nga kandidatët. Presim gjithashtu që shoqëria civile të luajë rolin e saj të rëndësishëm gjatë gjithë procesit zgjedhor. Përgjatë gjithë kohës, ne shpresojmë që të gjitha partitë, udhëheqësit dhe votuesit të sillen me dinjitet dhe, më e rëndësishmja, me respekt për këtë ushtrim më themelor dhe të rëndësishëm të demokracisë. Populli i Shqipërisë nuk meriton asgjë më pak”, përfundon mesazhi.

Një ditë më parë, ishte Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorët e tjerë të BE, në një thirrje të përbashkët lidhur me zgjedhjet kërkuan që fushatat duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa gjuhën e urrejtjes. Duke iu referuar marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik, e cila u karakterizua me një dialog politik konstruktiv dhe gjithë përfshirës, BE kujtoi që të ndiqet e njëjta frymë dhe të frymëzojë një fushatë elektorale që bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe përmbajtje. Këto mesazhe vijnë në një kohë kur ka nisur zyrtarisht fushata elektorale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 26/03/2021 17:41

    KETA AMERIKANE VIJN KETU DHE HIQEN SIKUR DO RREGULLOJN PUNET POR NE FAKT I BEJN ME KEQ DHE KAN METODEN QE TE LAGIN SOT DHE TE RRUAJN MOT APO ASHTU JAUDO MUSHKA DRUT

    Përgjigju
    • Halili: 27/03/2021 01:28

      Rregulloj ameriken kjo dhe i mbeti shqiperia. Do Mari kjo masat e duhura. Sa duket qe shteti shqiptar nuk ekziston. Eshte njesoj si te thote kina do Marim masat e duhura po u be rremuje ne amerike

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e

Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e "ndëshkimit" të Biden në OKB