Fillimi i një jete pa hixhab (FOTO)

Fillimi i një jete pa hixhab (FOTO)

Gratë e veshura me hixhab në Iran

Mes protestave të vazhdueshme, disa gra iraniane kanë nisur të heqin hixhabin, apo shaminë e detyrueshme të kokës.

Kjo fotografi e 24 dhjetorit e një çifti të ri duke luajtur me borë, në një kodër mbi Teheran, është një nga disa imazhet e fundit që tregojnë gra iraniane pa hixhab në publik. Shamia islamike e kokës ka qenë e detyrueshme për gratë në Iran qysh në vitin 1983.

Pamje nga një treg në Teheran më 5 dhjetor.

Irani u përfshi nga protestat qysh në muajin shtator, kur Mahsa Amini, një grua iraniane-kurde, vdiq në paraburgim. Amini u arrestua nga policia e moralit në Teheran për "thyerje të rregullave" të hixhabit.

Dy gra, njëra prej të cilave pa shami në kokë, duke shëtitur në Teheran më 6 dhjetor.

Në vitin 1983, Qeveria islamike e Iranit miratoi një ligj, sipas të cilit "gratë që shfaqen në publik pa hixhab fetar, dënohen me 74 goditje me kamxhik". Megjithatë, dënimet e shkurtra me burg janë më të zakonshme.

Një grua e re iraniane duke u fotografuar para bredhit të Vitit të Ri në Teheran më 25 dhjetor.
Viteve të fundit, gratë që policia iraniane e moralit konsideronte se shkelin ligjet për mbulimin e kokës, u detyruan të merrnin pjesë në leksione për "vlerat islame".

Një grua duke shëtitur në Teheran më 4 dhjetor.
Pas protestave masive që shkaktoi vdekja e Aminit, Irani - me sa duket - kufizoi patrullimet e policisë së moralit, në fillim të dhjetorit. Që atëherë, një numër i vogël, por në rritje i grave ka nisur të dalë në rrugë pa shami në kokë.

Një çift në Teheran më 6 dhjetor.

Gratë duke biseduar në një park në Teheran më 24 dhjetor.

Pamje në Teheran më 6 dhjetor.
Në disa qytete jashtë Teheranit, kufizimet në veshje - me sa duket - mbeten në fuqi.

Një vajzë me kapele leshi duke luajtur në një park në Teheran më 24 dhjetor. Një grua duke shikuar dekorimet për Vitin e Ri në Teheran më 25 dhjetor./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja