Filloi punimet 'Forumi Ndërparlamentar i Evropës Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së' 

Filloi punimet 'Forumi Ndërparlamentar i Evropës Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së' 

Forumi Ndërparlamentar i Evropes Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Sot në Kuvendin e Shqipërisë filloi punimet “Forumi Ndërparlamentar i Evropes Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, i cili organizohet nga AP e OSBE-së, në bashkëpunim me Kuvendin.

Ne Forum marrin pjesë delegacionet në AP e OSBE-së nga Italia, Qipro, Greqia, Hungaria, Slovenia, Bosnje- Herzegovina dhe Mali i Zi.

Në seancën e hapjes së këtij Forumi përshëndeti  Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

'Shqipëria është një anëtare aktive e organizatës dhe këtë kontribut, përveçse nëpërmjet qëndrimeve aktive të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare, e materializuam edhe gjatë Presidences në vitin 2020, kur, një periudheje delikate për paqen dhe sigurinë, iu shtuan edhe vështirësitë e pandemisë.
Ne jemi mbledhur sot në Shqipëri, në një vend të rajonit që prej vitesh e quajmë Europa Jug-Lindore, një term që e ka kapërcyer tashmë përmbajtjen gjeografike dhe ka marrë një konotacion të mirëfilltë politik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me termin tjetër, Ballkani Perëndimor', theksoi Nikolla.

Kryetari i Delegacionit të Kuvendit në AP të OSBE,  Damian Gjiknuri, nënvizoi se “Në Forum do të shkëmbejmë opinione dhe ide mbi rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe të gjithanshëm mes vendeve tona, mbi ngjashmëritë, të përbashkëtat dhe ndryshimet, me qëllim që të mësojmë dhe mbështesim njeri-tjetrin në përballimin e sfidave të përbashkëta për vendet tona dhe rajonin. Duke folur në mënyrë të lirë, të hapur, të drejtpërdrejtë e pa barriera, ne shprehim ndjenjat, miqësinë, aspiratat dhe interesat e qytetarëve tanë.

Përfaqësuesi Special i Europës Juglindore në AP të OSBE-së, Kyriakos Hadjiyianni, vuri në dukje se “Forumi synon të nxisë bashkëpunimin dhe mbështesë nismat rajonale të AP të OSBE-së, të shkëmbejë eksperiencat tona që të kontribuojmë në konsolidimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe vlerave të popujve tanë, për progresin në rajon dhe nxitjen e oportuniteteve të zhvillimit,. Duke bashkëpunuar e mbështetur njeri-tjetrin mund t’i shndërtojmë sfidat dhe vështirësitë në oportunitete zhvillimi e paqeje për vendet tona dhe rajonin, për sot dhe për brezat e ardhshëm.”

Kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së, znj. Clarisse Pasztory, nënvizoi se  “Ky rajon është i ndërvarur. Ajo që ndodh në një vend ka rëndësi në një tjetër, pozitive dhe negative. Do të doja ta vlerësoj Shqipërisë si një qendër rajonale për rrjetëzimin në Evropën Juglindore, ndërkohë që inkurajoj pjesëmarrjen dhe angazhimin proaktiv në forume të ndryshme dypalëshe dhe shumëpalëshe, si OSBE.”

Forumi do të vijojë punimet sot dhe nesër.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?