Fillojnë peticionet, komunat kërkojnë
të qeverisin të vetme
Pas tetë mbledhjeve dhe seancave dëgjimore me grupet e interesit në Komisionin e Reformës Administrative-Territoriale, janë depozituar peticionet e para në të cilat kërkohet bashkimi vullnetar mes komunave apo edhe autonomi dhe qeverisje si njësi të vetme administrative.
TIRANE- Pas tetë mbledhjeve dhe seancave dëgjimore me grupet e interesit në Komisionin e Reformës Administrative-Territoriale, janë depozituar peticionet e para në të cilat kërkohet bashkimi vullnetar mes komunave apo edhe autonomi dhe qeverisje si njësi të vetme administrative. Kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Bashkim Fino, ka bërë publike emrat e këtyre komunave dhe ka kërkuar nga anëtarët e tjerë të komisionit, shqyrtimin e secilit rast. Deputeti socialist ftoi të gjithë krerët vendorë të shprehin propozimet e tyre pas datës 16 maj kur për reformën territoriale do kryhen konsulta me drejtuesit e pushtetit vendor, në mënyrë që para hartimit të një harte përfundimtare, të dëgjohen të gjitha grupet e interesit për të realizuar një reformë gjithëpërfshirëse.
Në peticionet e paraqitura është edhe ai i Këshillit të Komunës së Ksamilit, e cila ka kërkuar që të jetë njësi më vete e pushtetit vendor, duke marrë emërtimin “Komuna Butrint” dhe duke pasur si qendër Ksamilin. Propozimet e tjera për “shkrirje” mes fshatrave dhe komunave, lidhet ngushtë në traditat kulturore dhe historike mes tyre dhe avantazheve ekonomike për shkak të zhvillimit të turizmit që mund të kenë nëse bashkohen mes tyre. Gjatë mbledhjes së djeshme, Komisioni i Reformës Territoriale ka zhvilluar dy seanca dëgjimore ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar(
OSBE,Këshilli i Europës,USAID,UNDP,SIDA, Italian, Cooperation),përfaqësues të Avokatit të Popullit, Këshillit të Lartë i Shtetit dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Gjatë seancës së paradites, komuniteti ndërkombëtar ka shprehur mbështetjen e plotë për realizimin e reformës, si një hap i rëndësishëm në konsolidimin e njësive të qeverisjes vendore. Të gjitha sugjerimet e tyre organizatat e huaja i kanë përfshirë në një deklaratë të përbashkët të cilën e kanë bërë publike, ku shprehnin rëndësinë e reformës për vendin dhe shkurtimin e shumë prej njësive vendore ekzistuese. Ndërkombëtarët kanë kërkuar gjithashtu konsensus nga politika për realizimin e reformës për shkak të rëndësisë dhe ndikimit që do të ketë kur të hartohet.
Institucionet e PavaruraGjatë pasdites, në senacë degjimore për reformën territoriale janë thirrur përfaqësues të Institucioneve të Pavarura(Avokati i Popullit, ILDKP dhe KLSH). Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit ka shprehur mbështetje për realizimin e reformës territoriale. Sipas përfaqësues së këtij institucioni, reforma do të sillte edhe një ulje të ndjeshme të inefiçensës në pushtetin lokal. “Ne si institucion, kemi marrë në vitin 2013 rreth 580 ankesa nga qytetarë të ndryshëm për shkak të mungesës së shërbimit në bashki dhe komuna, mosdhënies së pagesave, probleme me pronën dhe refuzimin për strehim të shtresave në nevojë”, u shpreh Ertilda Saliaj.
Domosdoshmërinë e reformës e mbështetën edhe përfaqësuesit e KLSH-së dhe ILDKP-së, duke vënë theksin në efikasitetin më të madh të kontrollit të shpërndarjes së të ardhurave në këto institucione dhe mënyrës se si ato do menaxhohen nga krerët vendorë.Në përfundim,kryetari i Komisionit Bashkim Fino, ka bërë edhe një herë ftesë për opozitën dhe ka kujtuar se pas datës 16 maj do fillojnë konsultat me përfaqësues lokalë.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 1061
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56