Kjo mbledhje e "grupit të kontaktit" është përpjekja më e fundit për të arritur një armëpushim në lindje të Ukrainës pas pesë muajsh luftimesh të përgjakshme.
"Do të bisedojmë për një armëpushim dhe se çfarë duhet bërë që të hyjë në fuqi", njoftoi pak çaste para fillimit të mbledhjes ish-presidenti Leonid Koutchma, që përfaqëson Ukrainën. "Ne kemi ardhur këtu për paqen", shtoi ai.
"Shpresoj se ata do të bien dakord mbi diçka", deklaroi nga ana e tij ambasadori i Rusisë në Minsk, Alexandre Sourikov.
Përfaqësuesi i Rusisë, Mikhail Zourabov, njoftoi se shpreson se disa dokumenta do të nënshkruhen gjatë kësaj mbledhje, por pa dhënë më shumë detaje./ATSH/