TIRANE - Ndryshe nga perceptimi publik dhe deklaratat politike, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë nisur takimet me njëri-tjetrit për zgjedhjet vendore. Burime të “Shqiptarja.com”, bëjnë me dije se kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kanë zhvilluar deri më tani dy takime në të cilat është diskutuar mënyra e ndarjes së listës së kandidatëve për bashkitë e gjithë vendit sipas ndarjes së re territoriale. Takimi i fundit mes Ramës dhe Metës është zhvilluar dje në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
/Shqiptarja.com
VIDEO
"Tirana", Servet Pëllumbi: PS











